Në kërkim për vrasjen në Shkodër/ Kush është Barush Bregu, zbulohet e shkuara e tij

9 Shtator 2025 | 11:43

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot Barush Bregun, 39 vjeç, i cili është një nga personat e shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në lagjen “Qemal Stafa”, ku për shkak të të shtënave me armë zjarri humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Bregu, dyshohet se ka siguruar armatime, mjete dhe pajisje për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës së personave të tjerë, së bashku me një 17-vjeçar që po ashtu është shpallur në kërkim.

Barush Bregut sipas të dhënave është një person me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte nën hetim që prej vitit 2018, kur u implikua në një valë ngjarjesh kriminale në Shkodër. Ai akuzohet si pjesë e grupit kriminal të Bajrajve dhe rezulton të jetë i dënuar më parë me 4 vite burg për kultivim narkotikësh. Gjatë operacionit të vitit 2018, në banesën e tij u gjet një armë, ndërsa ai ishte në arrati, duke u fshehur në një banesë me qira në zonën e Komunës së Parisit. Banorët e zonës raportuan se ai lëvizte i armatosur në publik.

Në banesën në lagjen “Guerrile”, që dyshohet si bazë operacionale e personave në kërkim, policia sekuestrua 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore elektrike, municion luftarak, 5 dronë dhe pajisje të tjera. Gjithashtu u gjet një automjet me targa të vjedhura dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur në aktivitet kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026