Llajo hap legjislaturën e re, çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë të Kuvendit

12 Shtator 2025 | 07:54

Vasil Llajo, deputet i Partisë Socialiste, do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit, e cila do të mbahet këtë të premte në orën 10:00.

67-vjeçari pranoi këtë rol pasi dy deputetët më të vjetër se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të Partisë Demokratike, e refuzuan.

Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Partia Socialiste do të ketë 83 deputetë, nga të cilët 53 janë emra të rinj.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të përfaqësohen me 50 deputetë, ndër ta 14 janë prurje të reja. Partia Socialdemokrate do të ketë 3 deputetë, partia Mundësia 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma “Shqipëria Bëhet” do të kenë nga një deputet secila.

Në Kuvend kanë nisur përgatitjet për seancën përuruese ku të 140 deputetët e legjislaturës së 11-të do të hyjnë në Parlament paradite, të mirëpritur nga rojet ceremoniale dhe himni kombëtar.

Do të ngrihet një komision për verifikimin e mandateve, i cili do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky është një proces me natyrë burokratike derisa komisioni të përfundojë punën, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite.

Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për t’u betuar.

Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit.

Kuvendi do të organizojë një votim të fshehtë me fletë votimi letre dhe kuti, ku votat do të numërohen një nga një.

Pas shpalljes së rezultatit nga komisioni, Llajo do t’i lërë vendin kryetarit të ri të zgjedhur, i cili do të mbajë fjalën zyrtare.

Në të gjitha pjesët e seancës plenare të së premtes, nuk do të lejohet debat me opozitën.

Në seancën e radhës, e cila pritet të mbahet javën tjetër, kryeministri Edi Rama do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës.

Pas votëbesimit, kabineti “Rama 4” do të shkojë për dekretim dhe betim te Presidenti Bajram Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026