Shefi i ushtrisë serbe hedh poshtë kritikat për paradën ushtarake në Beograd

14 Shtator 2025 | 13:35

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviç, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe lojërat e saj.

Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”.

“Të gjithë duhet të bashkohemi rreth idesë se ajo që do të shfaqet të shtunën e ardhshme është e shtetit, për krenarinë e të gjithëve. Ata që nuk e duan ushtrinë – sigurisht ka edhe të tillë – të jenë të bindur se mund të flenë të qetë. Deri sa të kemi një ushtri të tillë, Serbia është e sigurt”, tha ai për TV Prva më 14 shtator.

Parada ushtarake do të zhvillohet më 20 shtator në Beograd në Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit serb të cilën e festojnë së bashku Serbia dhe entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Është paralajmëruar një parakalim i mjeteve moderne luftarake dhe anijeve në lumin Danub, fluturime të avionëve dhe paraqitje e disa aftësive të njësive të ushtrisë serbe.

Duke folur rreth kritikave për paradën, Mojsilloviç tha se është i bindur që disa duan të fitojnë pikë politike me këtë çështje dhe shtoi se ushtria serbe do të kompensojë çdo dëm nëse do të ndodhë.

Ai theksoi se “parada do të ketë një mesazh për të gjithë – gëzim dhe lumturi për miqtë dhe aleatët dhe ndoshta zemërim dhe nervozë për të tjetër”, pasi të shihet, sipas tij, se ushtria serbe është moderne, e pajisur mirë dhe e përgatitur.

Mojsilloviç u zotua se ushtria serbe do të vazhdojë të forcohet.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkimin e Paqes në Stokholm (SIPRI), Serbia është shteti i Ballkanit Perëndimor që ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë gjatë pesë vjetëve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026