Shtëpitë për turistët dhe jo për vendasit, rritet çmimi i qirave në Gjirokastër
Në Gjirokastër, çmimet e qirave të banesave janë rritur ndjeshëm, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët.
Sipas agjensive imobiliare në qytetin e gurtë, kjo dukuri vjen si shkak i kërkesës në rritje për marrjen e një shtëpie me qira.
Tashmë, çmimet janë rritur me rreth 20%, duke e bërë të vështirë për qytetarët gjetjen e një banese me qira.
“Çmimet tani që kemi prurje janë çuar shumë, ku do të theksoja që një apartament me sipërfaqe rreth 60 metra katror kap një vlerë 300-350 euro, ndërsa apartamentet me sipërfaqe 80-100 metër katror kapin vlerën nga 400-600 euro. Këto janë vlera të papërballueshme, pavarësisht se apartamentet janë në gjendje shumë të mirë, rreth qendrës problematikë ngelet pjesa e çmimit,” thotë Valbona Bani, agjente imobiliare.
Gjithmonë e më tepër pronarët preferojnë që shtëpitë me qira t’i përfshijnë në tregun turistik dhe t’i japin për vizitorët.
“Të gjitha këto apartamente që janë dhe të lira vazhdojnë të jenë në Booking sepse sezoni nuk ka mbaruar akoma. Tregu i çmimeve të qirave është në kaos sepse ka dhe nga këta familjarë që nuk i heqin nga tregu turistik, vazhdojnë t’i mbajnë edhe gjatë sezonit të dimrit. Janë më të kënaqur duke punuar me turistët sesa me dhënien me qira,” thotë Valbona Bani.
Rritje të ndjeshme po regjistrojnë edhe çmimet për blerjen e një banese në Gjirokastër, kjo nisur nga shtimi i kërkesave kryesisht nga të huajt.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër