Turistet belge të apasionuara pas biçikletave në Kolonjë: I lamë burrat në shtëpi

14 Shtator 2025 | 17:42

Një grup prej 20 grash nga Belgjika kanë zgjedhur Kolonjën për një udhëtim të veçantë turistik.

Të apasionuara pas biçikletave, ato kanë lënë burrat në shtëpi dhe janë nisur së bashku drejt Shqipërisë për të përjetuar një eksperiencë ndryshe.

Turistet po shëtisin me biçikleta në rrugët piktoreske të Kolonjës, duke shijuar natyrën, ajrin e pastër dhe bukuritë e veçanta të zonës.

“Vij nga Belgjika, jemi këtu për një udhëtim me biçikleta, jemi disa shoqe dhe vijmë për herë të parë. Është fantastike. Pamja dhe njerëzit mikpritës na kanë mahnitur. Ne jemi shumë shoqe, lamë burrat në shtëpi dhe vendosëm të kënaqemi.”

“Më pëlqen shumë ushqimi, perimet duken që janë BIO. Do vij përsëri.”

“Vij nga Belgjika, jam edhe unë pjesë e këtij grupi. Këtu rrugët kanë pak trafik, por janë të sigurta. Po kënaqemi,” thonë disa prej turisteve belge.

Përgjatë këtij viti, Kolonjën e kanë vizituar më tepër se 60 mijë turistë, ndërsa vendet më të pëlqyera për vizitorët janë fshatrat turistike të Rehovës, Shelegurit, Borovës dhe Leskos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026