Misionari i Pajtimit të Gjaqeve: Pse Kanuni i zgjidh konfliktet më mirë se ligji
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review”, pajtuesi i njohur i gjaqeve Adem Isufi ka folur për rolin që ka ende Kanuni i Lekë Dukagjinit në zgjidhjen e konflikteve në zonat veriore të vendit.
Isufi thekson se, ndryshe nga ligji shtetëror, Kanuni është më efektiv në ndërtimin e paqes dhe pajtimin mes palëve në konflikt.
“Kanuni është me të gjitha nenet rregulluese. I ka gjetur Kanuni zgjidhjen për çdo lloj ngjarjeje që ndodh në jetë,” – tha Isufi, duke nënvizuar se rregullat e trashëguara tradicionalisht i japin drejtësi palës së dëmtuar në një mënyrë që sistemi ligjor modern nuk e realizon dot.
Sipas tij, ndryshe nga ligji ku i dëmtuari nuk merr asgjë”, Kanuni e detyron palën fajtore të kthejë dëmin e shkaktuar, duke i hapur rrugë faljes dhe pajtimit.
“Ligji e dënon, rrin atje sa rrin, paguhen punonjësit e shtetit. I dëmtuari s’merr asgjë. Kur të dali prej burgu personi tjetër, prapë konflikti ngelet si në ditën që ka ndodhur. Kanuni ja kthen dëmin atij që i është bërë dhe atëherë ai pajtohet, i jep dorën, s’kanë më kurrë konflikte,” – u shpreh Isufi.
Isufi, i cili prej vitesh vepron si misionar pajtimi në zona problematike, shpjegon se shumë qytetarë i drejtohen për të zgjidhur mosmarrëveshje, ndonëse kohët e fundit – siç thotë ai – konfliktet janë bërë më të ndërlikuara dhe të paditura.
“Ne si misionarë ekzistojmë se njerëzit vijnë me zgjidh konfliktet te ne. Por këto konfliktet e zullumet që po ndodhin tani janë të paditura. Unë, po ta dija për konfliktin, shkoj dhe bisedoj mes palëve. U them: duhet me reagu në këtë formë që të ndaheni shëndosh me njëri-tjetrin.”
Pajtuesi thekson se qëllimi i vërtetë i Kanunit nuk është hakmarrja, por paqja dhe ndarja me nder, me ndërhyrjen e një pale të tretë që sjell qetësi dhe pajtim të qëndrueshëm.
“Kanuni është për të zgjidh konfliktin dhe për të sjell paqe. Kur ndërhyn misionari me Kanun, konflikti është i zhdukur.”
Në fund të intervistës, Adem Isufi dha një mesazh të fortë për jetën dhe respektin për njeriun:
“Asnjë njeri nuk ka të drejtë me ja marrë jetën tjetrit, me përjashtim Zotit që ja ka dhënë. Askush tjetër.”
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat