Kur të fortët bëhen model, Dom Mark Pashkja flet për atentatin në zemër të Shkodrës

14 Shtator 2025 | 21:00

Në emisionin “Review”, Dom Mark Pashkja komentoi ngjarjet kriminale që tronditën qytetin e Shkodrës ditët e fundit.

Në një intervistë ekskluzive përballë gazetares Greta Topjana, ai theksoi se episode të tilla janë “një minus i madh për ata që mendojnë jetën në Shqipëri” dhe krijojnë pesimizëm për çdo qytetar.

Duke përshkruar ditën e atentatit të ndodhur në zemër të qytetit, ai u shpreh:

“Ka qenë një ditë shumë e keqe për Shkodrën. Një ditë që duhej të ishte e paharrueshme për fëmijët, veçanërisht për ata që shkonin për herë të parë në shkollë, u kthye në një ditë të trishtuar, ku vëmendja u përqendrua te një grusht plumbash që tronditi gjithë qytetin. Ishte një fenomen i dhimbshëm dhe i papritur.”

Ai nënvizoi se atentati ndodhi në një zonë të ndjeshme dhe të rëndësishme për qytetin.

“Ngjarja ndodhi në zemër të Shkodrës, pranë shkollave më të mira si ’28 Nëntori’ dhe ‘Don Bosko’, pranë Bashkisë. Kur në një vend të tillë ndodhin ngjarje të tilla, çfarë mund të presim nga zonat më të largëta?”

Dom Pashkja bëri thirrje për përgjegjësi kolektive dhe përfshirje të të gjithëve në luftën kundër kulturës së dhunës.

“Ne, si Kishë, duhet të japim më të mirën tonë për të rrëzuar kultin e dhunës. Shoqëria që ndërtohet pa dashuri dhe liri është e destinuar të vetëshkatërrohet.”

Ai theksoi se besimtarët katolikë dhe myslimanë janë qytetarë të këtij vendi dhe ndajnë të njëjtat shqetësime si çdo qytetar tjetër.

“Siguria është një çështje që prek të gjithë. Kur skena të tilla ndodhin në mes të ditës dhe në qendër të qytetit, është shqetësuese për çdo prind që zgjedh të rrisë fëmijët e tij në këtë vend. Prandaj, nevojitet një reagim i gjithanshëm.”

Duke komentuar krahasimin e bërë së fundmi mes Shkodrës dhe Palermos, ai shtoi:

“Kam pasur fatin të studioj në Palermo. Edhe atje kanë pasur probleme të ngjashme, por i kanë përballuar me një reagim universal. Ne kemi nevojë për koordinim forcash, mendimesh dhe projekte afatgjata, jo vetëm për këtë rast, por për çdo fenomen që rrezikon shoqërinë tonë.”

Një tjetër shqetësim që ai ngre është kultivimi i idesë së “të fortit”:

“Dikur duartrokiteshin nxënësit e dalluar, sot kemi në qendër të vëmendjes të ashtuquajturit ‘të fortë’. Prej vitesh, ky fenomen po ushqehet. Janë krijuar individë që dhunën e shohin si mjetin e parë për zgjidhjen e çdo problemi. Por dhuna është mjeti më primitiv që ekziston.”

Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe leximit si alternativa të vërteta për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme.

“Duhet të investohemi në zhdukjen e këtij fenomeni. Të rrisim njerëz që forcën e tyre ta mbështesin te dijet dhe leximi, jo te dhuna. Fatkeqësisht, sot po zhduket fenomeni i leximit dhe i arsimimit të mirë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026