“U përgjak dita e parë e shkollës”, flet Myftiu i Shkodrës: Dënojmë dhunën

14 Shtator 2025 | 20:39

Kamera e emisionit “Review” ishte në Shkodër, ku gazetarja Greta Topjana i mori një intervistë ekskluzive Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytarit, lidhur me ngjarjet kriminale të ditëve të fundit në këtë qytet.

Ai u shpreh se Shkodra është një qytet i bekuar nga Zoti, por fatkeqësisht dita e parë e shkollës, një ditë gëzimi për fëmijët dhe prindërit, këtë vit u përgjak dhe u prish gëzimi i tyre.

Ai theksoi se kur prishen ekuilibrat e së mirës, qetësisë dhe harmonisë në Shkodër, askush nuk është i kënaqur.

“Ne dënojmë aktet e dhunës dhe prapësitë, nga kushdo qofshin dhe kudo qofshin. Në Kuran thuhet: ‘Kush vret një person, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin, dhe kush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin’”, tha Myftiu i Shkodrës.

Myftiu shprehu dhembshurinë për çdo nënë që ka humbur fëmijën dhe tha se zemrat na digjen për këtë.

“Ne lutemi për çdo të mirë dhe punojmë për të mirë. Dënojmë dhunën, vjedhjet dhe çdo akt që është i dënueshëm nga Zoti. Ne duhet të thërrasim sërish drejt asaj ku është bekimi i Zotit. Duhet të flasim, të mos heshtim, duhet të ngremë zërin për të ruajtur ekuilibrin dhe vlerat e mira që na kanë lënë të parët tanë,” tha ai.

Myftiu shtoi se njeriu mund të jetë i lirë, por liria absolute shkatërron dhe e kthen njeriun në egërsirë, siç po shohim dhe dëshmojmë sot. “Liria absolute prish ekuilibrat”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026