Peleshi mledh krerët e grupeve parlamentare, në fokus riorganizimin i Komisioneve
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur këtë të hënë në një takim drejtuesit e grupeve parlamentare, me qëllim diskutimin mbi formimin e strukturave të reja parlamentare. Takimi, i cili pritet të fillojë në orën 11:00, ka si temë kryesore përzgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve parlamentare, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren.
Gjatë këtij takimi, Peleshi do të paraqesë një propozim për ndryshime të shpejta në Rregulloren e Kuvendit, me qëllim të ristrukturimit të komisioneve parlamentare. Kjo iniciativë vjen pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator, ku u prezantua edhe kabineti i ri qeverisës.
Sipas planit të mazhorancës, Kuvendi do të mblidhet nesër në mëngjes për të ngritur Këshillin e Mandateve, ndërsa në orën e dytë të ditës është planifikuar votimi i rregullores së re dhe përbërjes së komisioneve parlamentare.
Aktualisht, Partia Socialiste ka nën kontroll shtatë komisione, ndërsa opozita mban katër. Një nga temat më të nxehta të diskutimit është përjashtimi i opozitës nga Komisioni për Integrimin Evropian, një çështje që opozita e konsideron shumë strategjike. Megjithatë, me shumicën prej 71 votash që zotëron mazhoranca, pritet që ndryshimet të kalojnë pa vështirësi.
Pas finalizimit të procesit të ristrukturimit, Kuvendi do të organizojë një debat dy-ditor të enjten dhe të premten, ku do të diskutohet programi qeverisës dhe kabineti i ri “Rama 4”.
Përbërja e re e komisioneve parlamentare
Nën drejtimin e PS:
- Ekonomia, Punësimi dhe Financat
- Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike
- Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja
- Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
- Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural
- Evropa dhe Punët e Jashtme
- Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale
Nën drejtimin e PD:
- Edukimi, Shkenca dhe Sportet
- Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale
- Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
- Kultura, Turizmi dhe Diaspora
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi