Seria A: Modriç “heroi” i Milanit, Napoli e Juventus me pikë të plota

15 Shtator 2025 | 10:52

Në moshën 40-vjeçare, Modriç ishte protagonist për Milanin në ndeshjen me Bolonjën, duke shënuar golin e vetëm të takimit që i dha 3 pikët kuqezinjve. Të vetmet skuadra që i kanë fituar 3 ndeshjet e para në Serinë A deri më tani janë Napoli dhe Juventus.

Një gol i Luka Modriç në pjesën e dytë i ka mjaftuar Milanit për të regjistruar fitoren e dytë në kampionatin italian, aty ku deri më tani janë luajtur 3 javët e para. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe shpërdoruan raste të pastra shënimi kryesisht me sulmuesin Gimenez. Ky i fundit dështoi në të gjitha ballafaqimet me portierin kundërshtar, duke e vendosur në pozita të vështira skuadrën, që edhe mund të pësonte. Goli i fitores erdhi nga Luka Modriç, mesfushori 40-vjeçar i cili në minutën e 61’ mori një pasim nga Saelemaekers dhe goditi në hyrje të zonës, duke kaluar përpara Milanin, aq sa mjaftoi për të marrë 3 pikët.

Në 3 javët e para të Serisë A, të vetmet skuadra që ia kanë dalë t’i fitojnë përballjet janë Napoli dhe Juventus, secila me nga 9 pikë. Bardhezinjtë mposhtën në fundjavë Interin në një prej dueleve më dramatike të viteve të fundit, ku u shënuan plot 7 gola.

Sa i përket kampionëve në fuqi, nuk hasën vështirësi ndaj Fiorentinës, të cilën e mposhtën 3-1. Të besuarit e Antonio Contes shfrytëzuan mirë mundësitë e krijuara, duke mos lënë hapësirë për skuadrën nga Firence.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026