Durrës/ Kapet me 1000 fishekë dhe 20 mijë euro, arrestohet 55-vjeçari
Një shtetas 55-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, pasi u kap në tentativë për të futur në territorin shqiptar municion dhe një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të shtuara në hyrje-dalje të portit, si pjesë e masave për goditjen e krimeve kufitare, shërbimet policore ndaluan një kamion të drejtuar nga shtetasi Kujtim Aliaj, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në kabinën e mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 1000 fishekë gjahu, një armë gjahu, si dhe rreth 20 mijë euro të padeklaruara. Bashkë me to, Policia sekuestroi gjithashtu kamionin, pasaportën dhe celularin e shtetasit të arrestuar.
Aliaj akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët