“Mbrohuni ose do vdisni”| Starmer dënon deklaratat e Elon Musk: Po nxit dhunë

16 Shtator 2025 | 11:18

Qeveria britanike ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Elon Musk gjatë protestës masive të së djathtës në qendër të Londrës kundër emigracionit ilegal. Demonstrata e fundjavës mblodhi mbi 110 mijë pjesëmarrës dhe u shoqërua me fjalimin e Musk përmes video-konference.

Në mesazhin e tij, themeluesi i Tesla dhe SpaceX tha se opinioni publik në Britani “ka frikë të ushtrojë lirinë e mendimit”, ndërsa akuzoi BBC-në si “bashkëfajtore në shkatërrimin e Britanisë”.

Ai iu referua emigracionit dhe Brexit-it, duke i paralajmëruar protestuesit: “Nëse ju zgjidhni dhunën ose jo, dhuna vjen te ju. Ose mbrohuni, ose do të vdisni.”

Musk shkoi edhe më tej, duke kërkuar shpërbërjen e Parlamentit dhe zëvendësimin e qeverisë laburiste të Keir Starmer.

Kryeministri britanik e cilësoi këtë gjuhë si të rrezikshme, por refuzoi vendosjen e sanksioneve ndaj Musk.

“Britania e Madhe është një komb që krenohet për tolerancën, diversitetin dhe respektin. Protesta paqësore është një bërthamë e vlerave të vendit tonë,” shkroi Starmer në platformën X. Ndërkohë, një zëdhënës i tij tha se britanikët nuk dëshirojnë “gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse” dhe se me deklarime të tilla “provokohet dhunë dhe intimidim në rrugët tona”.

Kryetari i liberal-demokratëve, Ed Davey, e akuzoi Musk për ndërhyrje në demokracinë britanike dhe për nxitje të dhunës. Ai i kërkoi qeverisë që të ndërpresë çdo porosi shtetërore me kompaninë Tesla. Edhe politikanë të tjerë e dënuan ashpër fjalimin, duke e lidhur atë me marrëdhëniet e Musk me ekstremistin britanik të djathtë Tommy Robinson, i cili u përmend sërish gjatë videokonferencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026