Rinis seanca në Kuvend, Berisha: Ndryshimet në rregullore anti-kushtetues
Pas rifillimit të punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën për të denoncuar me forcë ndryshimet e propozuara në rregulloren e parlamentit. Ai e konsideroi këtë proces si një shkelje të rëndë kushtetuese dhe një sulm ndaj vullnetit të qytetarëve shqiptarë.
“Të fillosh detyrën duke shkelur Kushtetutën damkos në mënyrë përfundimtare veten tender, tregon se nuk je gjë tjetër vetëm një sekretar i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i Kushtetutës është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë, është puç që i bëhet librit të shtetit vetëm sepse doni të lani duart pas krimit që kryeni.”-tha Berisha.
Berisha e quajti këtë akt një provokacion ndaj rendit kushtetues dhe një turp për institucionet.
“Është provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit, qytetarëve të këtij vendi dhe opozitës, akt i turpshëm. Statutin e partisë suaj të krimit e keni Kushtetutën. Merr vendimin, mblidhni këshillat dhe zbatoni Kushtetutën.”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Diella Rama do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
- Përplasje në Parlament, Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale