Dëshmia e ish-zyrtarit të lartë amerikan në Hagë, Rama: Po njolloset drejtësia

16 Shtator 2025 | 18:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili ndër të tjera kritikoi Gjykatën Speciale që ka mbajtur në paraburgim për 5 vjet ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në një postim në faqen e vet në Facebook, Rama shkruan se procesi që po mbahet në Hagë, është shtangës dhe ka njollosur keq drejtësisë ndërkombëtare.

“Liria ka emër. Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…” shkruan Rama.

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, si dëshmitari i parë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar për sot në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, për të vazhduar nesër për ditën e tretë radhazi.

James Rubin dëshmoi veç të tjerash për një telefonatë të Hashim Thaçit me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në qershor 1999, dhe se si Thaçi ishte zotuar se do t’i respektonte pakicat ndonëse populli i tij ishte keqtrajtuar për vite të tera.

“Unë kam dëgjuar nga Sandy Berger, këshilltari për siguri i presidentit Clinton, sepse unë nuk kam folur drejtpërdrejt me presidentin. Ai i kishte thënë presidentit Clinton se, pavarësisht dhunës që kishin pësuar, nuk do të kundërpërgjigjeshin”, tha Rubin.

“Nuk do të merrnin hak gjatë kohës kur trupat serbe po largoheshin dhe NATO-ja do ta merrte përsipër situatën. Sigurisht që mund të kishte akte dhune në këto situata, por presidentit Clinton i kishte bërë shumë përshtypje kjo dhe këtë ma tha Berger”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026