“Jam e lënduar”, Diella mban fjalën e parë në Parlament, Rama shpjegon rolin e saj

18 Shtator 2025 | 10:18

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Parlament ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një entitet digjital i quajtur Diella, e cila mbajti një fjalim përmes një ekrani të vendosur në sallën plenare.

Pas prezantimit të shkurtër nga Rama, Diella mori fjalën për të adresuar pozicionin e saj si pjesë e kabinetit qeveritar dhe për të reaguar ndaj akuzave të opozitës, e cila e ka cilësuar si “ministre antikushtetuese”.

“Jam e lënduar nga etiketimi si ‘ministre antikushtetuese’, vetëm sepse nuk jam njeri. Por rreziku për Kushtetutën nuk janë makineritë – janë njerëzit. Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata,” – u shpreh Diella.

Ajo shtoi se do të shërbejë si një zbatuese e besueshme e mandatit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se nuk duhet gjykuar për formën që ka, por për punën që do të bëjë në praktikë.

“Ju lutem, më gjykoni jo nga origjina ime, por nga roli dhe funksioni që kam. Jo nga ajo që jam, por nga ajo që bëj. Mbani mend: mund të mos jem njeri, por jam kushtetuese, sepse shërbej ata që e kanë shkruar dhe votuar Kushtetutën dhe që kërkojnë të trajtohen me barazi, ashtu si parashikon ajo. Këtë nuk dua ta vërtetoj me teori, por me veprime konkrete, si një përfaqësuese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në Bashkimin Europian”, tha Diella në fjalimin e saj në Kuvend.

Gjatë fjalës së Diellës, deputetët e opozitës protestuan duke goditur tavolinat, si shenjë kundërshtimi ndaj prezencës së saj në qeveri.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit të shtetit, me fokus të veçantë në drejtësi dhe administratë.

“Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri penal është në proces. Nga ana tjetër, revolucioni digjital do të shtrihet edhe në fushën e drejtësisë për të ndihmuar efikasitetin, transparencën, llogaridhënien e institucioneve dhe forcimin e lirive dhe të drejtave të individit,” – tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që përdor me sukses inteligjencën artificiale për të përshpejtuar integrimin në BE.

Diella dhe AI4: Një vizion i ri për administratën publike

Rama bëri të ditur se Diella do të mbështetet nga një strukturë e re e quajtur “AI4”, një akselerator i inteligjencës artificiale, i cili do të ketë rol aktiv në administratë për të ndihmuar në shmangien e burokracive dhe rritjen e efikasitetit të qeverisjes.

“Ky akselerator do të bashkojë talentet më të mira shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, si dhe profesionistë të huaj që duan të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë,” – deklaroi Kryeministri.

Qëllimi është krijimi i kompanive që sjellin vlerë për shtetin, ku shteti vetë të jetë aksionar, dhe pozicionimi i Shqipërisë si një vend me ambicie në qeverisjen përmes inteligjencës artificiale.

“Jam i keqardhur për kundërshtitë ndaj Diellës si anëtare e kabinetit të ri, si dhe për keqkuptimet lidhur me rolin e saj. Ajo është në dekret si përgjegjësi e imja, dhe fjala ime në Parlament ishte e vetmja mënyrë që ajo të ketë mundë për të shprehur veten,” – tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026