Prezantimi i programit qeverisës, Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet vepruar

18 Shtator 2025 | 21:48

Botuesi dhe ish-deputeti Nikollë Lesi ka analizuar situatën politike në vend në Euronews Albania, ku ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si po vepron opozita, sidomos në përballjen me prezantimin e programit të qeverisë së re.

Sipas Lesit, opozita ka gabuar që në momentin kur zgjodhi të ndërhynte gjatë fjalës së kryeministrit dhe më pas të tentonte shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

“Nuk ka ndodhur që kur kryeministri prezanton programin e qeverisë së re, të kundërshtohet në këtë mënyrë siç bëri opozita. Unë kam qenë deputet dhe kur fliste Sali Berisha kur ishte kryeministër, nuk pipëtinte as opozita kur fliste për programin e qeverisë së re. Ka pasur debate, ironi por kategorikisht nuk ndërhyej. Opozita gaboi”, tha ai.

Lesi u ndal dhe tek pritshmëritë që kishte nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, pas fjalës së Sali Berishës. Sipas tij, pritej një vendim i madh për të nisur një protestë masive, por në vend të kësaj, doli një kërkesë për shkarkimin e Peleshit dhe përsëritjen e seancës.

“Duke parë edhe mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së kur foli Berisha, menduam se duhej protesta të fuqishme. Kur tha Berisha se do merrej një vendim i madh, menduam se do caktohej një datë proteste. Më pas doli Gazmend Bardhi dhe tha që vendimi i madh i grupit parlamentar, është që do shkarkojmë Niko Peleshin dhe të përsëritet seanca. Me këtë lidership opozitar, nuk ka asnjë shans opozita të vijë në pushtet”, shtoi Nikollë Lesi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka folur edhe për largimin e ish-deputetes së...
22:14 | 17/06/2026

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri...
21:52 | 17/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në...
21:27 | 17/06/2026