Arratiset 27-vjeçari shqiptar nga burgu në Greqi, autoritetet në kërkim të tij

19 Shtator 2025 | 14:09

Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur nga Burgjet Rurale të Kasandrës në Greqi, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur kërkimet intensive për kapjen e tij.

Mungesa e të riut u konstatua pasditen e së enjtes, kur administrata e burgut njoftoi menjëherë Departamentin e Policisë së Kasandrës për të nisur hetimet dhe për të identifikuar vendndodhjen e të arratisurit.

Burgjet Rurale të Kasandrës funksionojnë me një regjim gjysmë të lirë, ku të burgosurit punojnë brenda institucionit dhe përfitojnë liri të zgjeruar në kuadër të sistemit korrektues.

Autoritetet greke vijojnë operacionet për kapjen e 27-vjeçarit dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026