Mbledhja e Këshilli Bashkiak/ Fino: Po marrim një vendim të imponuar për Tiranën
Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në qendër të diskutimeve është kërkesa për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit, Megi Fino, e cila theksoi se vendimi që pritet të merret sot vjen si pasojë e një nevoje të menjëhershme për drejtim në krye të bashkisë.
“Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur… Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës,” u shpreh Fino në fjalën e saj hapëse.
Ajo vlerësoi gjithashtu mandatin e Veliajt, duke e cilësuar atë si transformues për kryeqytetin.
“…kujtojmë të gjithë se ishte tetori në 2015 kur Erion Veliaj nisi transformimin e Tiranës pas agonisë së kryebashkiut të mëparshëm. Ishit dëshmitarë të transformimit. Nuk është rastësore që qytetarët i kanë rinovuar besimin tre herë,” tha ajo.
Në rendin e ditës ndodhet vetëm një pikë: projektvendimi për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet
- 21:52 Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet