I dënuar më parë në Turqi për drogë, sekuestrohet “Ferrari” i 30 vjeçarit në Tiranë
Një automjet luksoz tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 mijë euro, është sekuestruar nga policia në Tiranë, si pjesë e një operacioni për goditjen e pasurive të përfituara nga veprimtari kriminale. Automjeti dyshohet se është blerë me të ardhura të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Operacioni policor, i koduar “Red”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri” automjeti luksoz me drejtues E.V 30 vjeç, i cili rezulton i dënuar më parë në Turqi për trafik droge. Nga hetimet ka rezultuar se ky automjet është përfituar pikërisht nga kjo veprimtari kriminale.
Për të shmangur gjurmimin, E.V e kishte regjistruar mjetin në pronësi të një 36-vjeçari, shtetasit S. Ll., ndërsa automjeti ishte sjellë në Shqipëri për llogari të tij nga një tjetër bashkëpunëtor, shtetasi A. L., 30 vjeç.
Të tre shtetasit tashmë janë vënë nën hetim penal, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e paligjshme e E. V. apo të afërmve të tij.
Policia thekson se kjo është pjesë e operacioneve të vazhdueshme për goditjen e pasurive me burim kriminal, dhe apelon për bashkëpunim nga qytetarët për të denoncuar raste të tilla.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat