A është Edlira Çepani kandidatja për Tiranën? Berisha: Kam ngritur grup pune për…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të premte konferencën e përditshme për gazetarët, ku u pyet edhe për emrin e kandidatit të mundshëm të demokratëve për bashkinë e kryeqytetit.
Berisha deklaroi se PD ende nuk e ka një emër për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë.
Shefi i opozitës tha se është ngritur një grup pune i përbërë nga Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti, të cilët do të gjejnë emrin e kandidatit për bashkinë.
Sipas Berishës, ky grup pune do të punojë edhe me partitë e tjera opozitare për të qenë një emër konsensual.
“Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. A më shkon mua që nga njëra anë ti ngarkoj e tu them partive opozitare që do negocioj e të them emra. Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje. Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare. Ata do takohen me kandidatët me partitë, duhet të bien dakord për emra, pastaj vjen radha e kandidatëve.” tha Berisha.
Berisha u pyet edhe në lidhje me Edlira Çepanin si një nga emrat e përfolur së fundi për të kandiduar nga radhët e PD-së në kryeqytet. Berisha nuk dha një përgjigje përjashtuese, por tha se emri do të dalë nga një proces konsultimesh.
“Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqë ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija dhe ju thoja që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu.“- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik