Roland Bimo: SHBA-të dhe Izraeli janë bashkë, ja si duhej vepruar në këtë fazë lufte
Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, duke analizuar situatën në Gaza pas fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Bimo theksoi se një përqindje dërrmuese e shoqërisë izraelite mbështet operacionet ushtarake në Gaza, ndërsa la hapësira për pikëpyetje lidhur me iniciativat për paqe .
“85% e shoqërisë izraelite po përkrah atë që po ndodh në Gaza. Nëse dikush ka arritur në konkluzionin që po ushtrohet gjenocid, po ndodh me 85% të popullsisë.
Të gjitha iniciativat për paqe janë të dyshueshme. Trump deklaruar se nuk do lejojë aneksimin e Bregut Perëndimor. Ndërkohë deklarata e Trump përkoh pak a shumë në të njëjtën kohë me fjalimin e kryeminitrit izraelit në OKB që shpalosi planin e vet se si e mendon ai të ardhmen e atij vendi, pra që nuk përputhet me planin e SHBA-ve, tha Bimo.
Ish ambasadori shtoi se qëndrimet e SHBA-ve dhe Izraelit nuk duken të harmonizuara, duke e bërë situatën edhe më të paqartë.
“Në këtë ndërmarrje, për mirë apo për keq, jemi të prirur të besojmë që SHBA-të janë bashkë me Izraelin. Të paktën duhej të kishte një harmonizim të qëndrimeve në këtë moment të luftës. Duket që nuk ka ose lejohet që të vazhdohet kjo situatë”, u shpreh ish-ambasadori Bimo.
LEXONI GJITHASHTU:
Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)
Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë
Rama publikon fotot: Dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë
- 19:12 Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)
- 19:06 Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë
- 19:04 Rama publikon fotot: Dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë
- 18:54 Me flamuj kuq e zi, mbërrijnë në protestë shqiptarët nga diaspora (VIDEO)
- 18:45 Studentët e ‘Eqrem Çabej’ ngrenë zërin kundër dhunës në familje përmes teatrit
- 18:39 Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona