VIDEO/ Momenti kur sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë, tenori nuk reagoi në kohë
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e premierës së Operas “La Traviatta” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sopranoja e njohur Eva Golemi, është rrëzuar në skenën finale kur interpreton vdekjen e Violetës.
Vetë skena parashikonte rënien e saj në duart tenorit Mario Rojas, i cili interpreton rolin e Alfredon. Rënia e parakohshme e Violetës dhe mosreagimi në kohë i tenorit kilian, Mario Rojas ka bërë që sopranoja të binte në skenë.
Për shkak të rënies, Teatri i Operas ka thirrur ambulancën që të shmangë dëmtime fizike të mëtejshme të mundshme të Golemit e cila është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.
Sipas burimeve, pas vizitave, sopranoja rezulton të mos ketë dëme serioze ndërsa për 10 ditë ajo do të shkëputet nga skena për të mos krijuar sforcim.
Për këtë arsye Golemi nuk do jetë në skenë për rolin në vijim të netëve të shfaqjes së premierës.
“La Traviata” e autorit Giuseppe Verdi çeli sezonin e ri në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Shfaqja operistike erdhi si një produksion me regji të Hugo de Ana e do të vijojë të ngjitet edhe për dy netë të tjera në skenë.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh