Arsenal fiton me përmbysje dhe mban në presion Liverpool-in

29 Shtator 2025 | 11:23

Ndalesa e Liverpool të shtunën u shfrytëzua nga Arsenal një ditë më pas që nuk gaboi përballë Newcastle, që pavarësisht klasifikimit mbetet një kundërshtar i vështirë. Të besuarit e Mikel Artetës treguan shpirt gare dhe këmbëngulën deri në fund e dolën me 3 pikë nga St. James’ Park.

Gjermani Nick Woltemade kaloi përpara qymyrxhinjtë në pjesën e parë, por vetëm kaq, pasi loja foli për miqtë.

Këta të fundit dominuan kundërshtarin, por e patën të vështirë të shkojnë te goli.
Me vonesë, por ndodhi, ku në minutën e 84 u shfaq shpëtimtari Merino që realizoi dhe riktheu balancat në fushë. Këmbëngulja e gooners-ave vijoi më tej dhe u shpërblye pasi skuadra nuk u ndal deri në vërshëllimën e trefishtë.

Odegaard shërbeu për Gabriel dhe mbrojtësi shtatlartë realizoi golin e fitores që i dha Arsenalit 3 pikët në minutën e 90+6.

Me këtë fitore londinezët e shohin veten në vendin e dytë në kuotën e 13 pikëve, dy më pak se Liverpool kryesues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026