Alimehmeti fton Shehajn: PD nuk përjashtojn kandidatët jopolitikë për Tiranën
Ilir Alimehmeti, një nga përfaqësuesit e mandatuar nga PD për negociatat me partitë opozitare në lidhje me përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, foli në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Ai tha se PD i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë forcave opozitare dhe se janë të hapur për propozime të emrave konkretë nga çdo forcë politike opozitare, përfshirë edhe kandidatë jopolitikë.
“PD është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat opozitare dhe i shtrin dorën e bashkëpunimit çdo subjekti që ka dëshirë të sjellë një kontribut për përzgjedhjen e një kandidati sa më përfaqësues për Tiranën. Jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo emër që na propozohet, qoftë edhe nga partitë që nuk kanë përfaqësim parlamentar,” u shpreh Alimhemti.
Ai ftoi publikisht edhe deputetin Agron Shehaj dhe partinë e tij që të bëhen pjesë e procesit. “E ftojmë edhe zotin Shehaj që të ulet me ne dhe, nëse ka emra konkretë, t’i sjellë në diskutim,” tha ai.
Sa i takon mundësisë së bashkëpunimit me kandidatin Arlind Qori dhe partinë Lëvizja Bashkë, Alimhemti tha se PD nuk ka zhvilluar kontakte, pasi ndajnë bosht ideologjik të kundërt.
“Nuk kemi pasur asnjë ofertë për zotin Qori sepse përfaqësojmë qasje diametralisht të kundërta. Ai është i majtë ekstrem dhe ka shprehur qartë se do kandidojë veçmas,” deklaroi Alimhemti.
Ai theksoi se PD nuk ka shkuar me emra të paracaktuar në tryezat e diskutimit, por po kërkon emra nga aleatët e saj dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
“Ne nuk kemi vendosur kushte në tryezë dhe nuk i pranojmë të tilla. Por jemi të hapur për të diskutuar figura publike, të njohura, të angazhuara në kauza qytetare dhe jo domosdoshmërisht politike,” u shpreh ai.
Alimhemti tha se aktualisht ndodhen në fazën e grumbullimit të emrave për të parë se cili kandidat mund të unifikojë opozitën dhe të ketë mbështetje të gjerë qytetare.
“Ky është një mekanizëm për të siguruar që ai kandidat të jetë sa më përfaqësues dhe potencial për fitore,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq