Champions League, nisin sot ndeshjet e dyta të fazës së ligës

30 Shtator 2025 | 11:02

Kompeticioni madhështor i Champions League nis këtë të martë javën e dytë të fazës së ligës, ku, ashtu si më herët, interesi mbetet i lartë. Kjo për faktin se gara është gjithmonë e paparashikueshme dhe spektakolare. Në fushë sonte zbresin ekipe si Real Madrid, që janë rekordmenët e kompeticionit, por edhe Liverpool, Bayern, Inter apo Chelsea.

Duele më interesante mund të konsiderohen Chelsea-Benfica dhe Galatasaray-Liverpool, por mbetet për t’u parë edhe se sa vështirë mund të hasë Reali në një transfertë si ajo e Kazakistanit apo Atletico Madrid që sfidohet nga gjermanët e Eintracht Frankfurt. Në Turqi, Galatasaray vendës, pas asaj humbjeje turpëruese përballë Frankfurtit, pret këtë herë Liverpool, me anglezët që cilësohen favoritë të padiskutueshëm për fitimin e sfidës.

Në Stamford Bridge ka një rikthim me peshë, një personazh i dashur për tifozët, Jose Mourinho, që vjen këtë herë si kundërshtar i bluve, njëkohësisht trajner i Benficës. Një rikthim të cilin më herët edhe vetë portugezi e vlerësoi, duke i thurur elozhe bluve, por që kërkon fitoren me skuadrën e tij.

Atalanta-Club Brugge dhe Kairat Almaty-Real Madrid luhen të dyja në orën 18:45. Në mbrëmje, krahas të tjerash, luhen edhe Bodo Glimt-Tottenham, Inter-Slavia Pragë, Marsejë-Ajax dhe Pafos-Bayern Munchen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026