Kandidat i opozitës për bashkinë Vlorë, përgjigjet Hoxha për garën e 9 Nëntorit
Ish-kryetari i PD-së Vlorë dhe Këshilltari Bashkiak, Atird Hoxha në një lidhje live për “Euronews Albania” ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Vlorës. Hoxha u shpreh se po vijojnë diskutimet lidhur me kandidatët teksa theksoi se nuk kanë patur kohë siç ka patur Tirana për të zgjedhur emrat. Sipas tij Erion Veliaj është prej muajsh në burg dhe se dorëheqjet siç ishte në rastin e Vlorës ishin të papritura.
“Presidenti ka vendosur të shkelë Kushtetutën dhe në këte kuadër ne po zhvillojmë bisedime. Nuk kishim kohë 10 muaj dhe nuk u përgatitëm. Një javë kohë që nga dekreti. Me shumë duhet te ishim të përgatitur në Tiranë se Veliaj është në burg prej muajsh se sa dorëheqjet e papritura. Vlora ishte e papritur,” tha ai.
I pyetur nëse do të propozohet si kandidat, Hoxha u shpreh se ka qenë gjithmonë gati dhe se kjo do të vendoset nga drejtuesit e Partisë Demokratike dhe aleancat. Ai theksoi se kandidatët do të jenë individë që gëzojnë respekt në Vlorë dhe se qytetarët do t’i votojnë duke maksimizuar suportin ndaj tyre.
“Në qoftë se, drejtuesit e Partisë Demokratike dhe alenca dhe do të propozohem, absolutisht, kam qenë gjithmonë gati. Ne jemi në diskutim me aleatet dhe me figura qe mund ti ofrojnë qytetit dhe maksimizojnë votat. Në këto diskutime kemi individë që i kane këto vlera. Ne qytetin e Vlorës jemi ne diskutime nuk kemi një vendimmarrje. Kemi pasur kontakte dhe besoj se qytetaret do ti mirëpresin pasi janë persona gëzojnë respekt. Përmes këtyre personash të këtij kalibri partia do të maksimizojë votat,” shtoi ai.
Zgjedhjet në Bashkinë Vlorë vijnë pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023 argumentoi se po largohet nga detyra për arsye personale.
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus