Berisha: Gjendja në Shqipëri është dramatike për gratë dhe vajzat
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëkohësisht Kreu i PD ka marrë pjesë këtë shtunë në aktivitetin “Të bësh ndryshimin nga influencues në vendimmarrës”, të organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin suedez ‘Jarl Hjalmarson’.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha vlerësoi kontributin e grave në shoqërinë shqiptare dhe rolin e tyre si faktor kyç në vendimmarrje, ndërsa denoncoi situatën aktuale politike dhe sociale në vend.
“Gjendja e Shqipërisë është dramatike, dhe ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë janë gratë dhe vajzat”, u shpreh Berisha.
Ai vlerësoi temën e konferencës si thelbësore për betejën kundër patriarkalizmit, të cilin e cilësoi si “armikun kryesor të të drejtave të njeriut” për gratë dhe vajzat në Shqipëri dhe më gjerë.
Duke iu referuar kohës së qeverisjes së tij, Berisha theksoi se ishin ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar pabarazinë gjinore. Sipas tij, diferenca në paga mes grave dhe burrave ishte ulur nga 36% në 17.8%, ndërsa gratë shqiptare ishin kthyer në më të mirëpaguarat në rajon.
“Pabarazia financiare dhe ekonomike është një plagë e thellë. Ne e ngushtuam këtë hendek dhe e përmirësuam ndjeshëm pozitën e grave në tregun e punës. Por kjo arritje, për fat të keq, është rrokullisur me shpejtësi,” -tha Berisha.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur