Dosja e SPAK, intrigat e “Rrumit” në Sky ECC: Dërgoji SMS anonime Ramës
Në dosjen e grupit të Aleksandër Lahos për tjetërsimin masiv të pronave në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit dalin të dhëna edhe për skema intrigash ndaj zyrtarëve të institucioneve.
Në një prej bisedave të siguruara nga Euronews Albania, “Rrumi” udhëzon vëllain e tij të arrestuar, Vullnet Muça, të njollosë tek kryeministri, përmes një SMS-je anonime, disa zyrtarë vendorë.
“Aleksandri dyshon se informacioni për pronat ka dalë nga brenda institucionit (hipotekës) dhe udhëzon Vullnetin që të dërgojë SMS anonime tek Artan Lame, Vangjushi dhe Rama, kundër një personi me emrin Lusi.
Gjithashtu, të shkruajnë edhe që Drejtori i Policisë Durrës është i lidhur me bandat. Në orën 20:04, Vullneti i ka dërguar Aleksandrit foto të një sipërfaqeje prone të identifikuar me numër 122/2. Rrumi i shkruan se ajo është kodra dhe nuk kanë çfarë t’i bëjnë,” thuhet në dosje.
Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ka sekuestruar rreth 250 mijë metra katrorë tokë të dyshuar të tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, ndërsa verifikimet vazhdojnë për dhjetëra praktika të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…