Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Manjani: Me këtë vendim Veliaj është ende kryetar

9 Tetor 2025 | 21:32

Juristi Ylli Manjani ka folur mbrëmjen e kësaj të enjte në Euronews Albania, në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë.

Manjani thotë se ky vendim pezullon automatikisht përgatitjen administrative të zgjedhjeve.

“Po, është ende kryetar Erion Veliaj, derisa ta japë vendimin Gjykata Kushtetuese nëse pranon shkarkimin e tij. Se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese është temë tjetër, nuk dua të hyj në botën e spekulimeve, pa dyshim që kemi të gjithë një opinion.
Pasoja është kjo, me pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë ka marrë automatikisht fuqi ligji 115 i Kushtetutës. Qeveria dhe Presidenti me vendimin e tyre janë të pezulluar.
Procesi i gjykimit është çliruar nga presioni se po bëhen zgjedhje. Ky pezullim ngrin çdo gjë në përgatitjen administrative të zgjedhjeve. Nëse thuhet se është i drejtë, atëherë Presidenti bën një dekret të ri për zgjedhje në një datë tjetër nga 31 tetori.”-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026