Rekursi i Metës për masën e sigurisë, kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë

10 Tetor 2025 | 10:34

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 16 tetor për shqyrtimin e rekursit të ish-presidentit Ilir Meta, në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë.

Fillimisht, seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej të enjten, në orën 10:00, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ajo është shtyrë për javën e ardhshme.

Relatore e rekursit është zgjedhur Albana Boksi, ndërsa anëtarët e trupës gjykuese janë Sokol Binaj dhe Medi Bici.

Ilir Meta kërkon në Shkallën e Tretë të gjyqësorit prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të GJKKO-së, të cilat kanë lënë në fuqi masën e sigurisë me arrest në burg.

Ish-presidenti mbahet në qeli që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ka konsumuar veprat penale: “Korrupsion pasiv”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të pasurisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka folur edhe për largimin e ish-deputetes së...
22:14 | 17/06/2026

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri...
21:52 | 17/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në...
21:27 | 17/06/2026