Manastirliu në takime me qytetarët: Projekti për Tiranën moderne nis nga lagjet

10 Tetor 2025 | 12:59

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka vijuar takimet me qytetarët e kryeqytetit, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ndarë vizionin e saj për zhvillimin e Tiranës.

Në takimin e zhvilluar me banorët e Njësisë nr. 2, Manastirliu u ndal te çlirimi i hapësirave publike, përmirësimi i transportit publik dhe koncepti i ri urban për blloqet e banimit, që sipas saj do të shndërrohen në modele moderne të jetesës qytetare.

“Kemi filluar një operacion të çlirimit të hapësirave publike në qytet. Kemi arritur më shumë se 1500 pika në qytet, të cilat janë çliruar tashmë por nga ana tjetër nuk duam ta konsiderojmë këtë si një operacion në dëm të dikujt por në të mirën e përbashkët dhe kështu duhet ta konsiderojmë çdo projekt.

Si ta bëjmë Tiranën më të jetueshme, si t’i bëjmë lagjet më të jetueshme, si t’i krijojmë hapësirat më të mira për fëmijët tanë që të luajnë, si t’i krijojmë hapësirat për të moshuarit që të kenë hapësira çlodhëse por nga ana tjetër dhe të harmonizojmë bashkëjetesën mes komunitetit dhe biznesit për t’ia rritur vlerën pronës edhe biznesit”.

Duke iu referuar shqetësimi që banorët ndanë lidhur me trafikun e rënduar dhe vështirësinë me të cilën ata përballen duke përdorur transportin publik, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu tha:

“Ka shumë për të bërë për transportin publik që ne duam që të shfrytëzohet edhe më shumë për qytetarët e Tiranës, për të lehtësuar trafikun e Tiranës që jeta jonë të bëhet edhe më e mirë. Do të kemi një koncept të ri për blloqet e banimit, duke pasur më shumë hapësirë për të ecur dhe për të krijuar më shumë gjelbërim brenda lagjeve me konceptin e super blloqeve që krijojnë mundësinë e lëvizjes së këmbësorëve, të vendeve të lojërave për fëmijët dhe gjithashtu edhe të qarkullimit i cili prioritizon ecjen në qytet”.

Manastirliu tha se sot më shumë se kurrë Tiranës i duhet një ekip që punon me zemër, një ekip që zhvillon Tiranën me ritmin që Shqipëria po zhvillohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026