Turistët zviceranë humbin në Shebenik, kërkojnë ndihmë urgjente

11 Tetor 2025 | 15:13

Një çift turistësh nga Zvicra është raportuar i humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Librazhd, pasi dyshohet se ka dalë nga shtegu i shënuar gjatë një ecjeje malore.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka pësuar dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente.

Në terren ndodhen forcat e emergjencës së Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan, në bashkëpunim me policinë e Librazhdit, të cilat po zhvillojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën e Hotolishtit, ku terreni paraqitet i vështirë dhe me akses të kufizuar.

Autoritetet u bëjnë apel vizitorëve që frekuentojnë zonat malore të tregojnë kujdes dhe të respektojnë shtigjet e miratuara, për të shmangur ngjarje të tilla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026