85% e vizitorëve të huaj, rritet numri i turistëve në Korçë dhe fshatrat turistike
Korça dhe fshatrat turistike të Voskopojës, Boboshticës dhe Dardhës këtë vit kanë tërhequr turistë të huaj nga vendet europiane dhe jo vetëm. Operatorët turistik raportojnë se më shumë se 85 për qind e vizitorëve gjatë këtij sezoni kanë qenë të huaj.
Anila Kapurani, administratore e një hoteli në qendër të qytetit të Korçës, tha se rritja e turistëve të huaj dy vitet e fundit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me agjenci vendase dhe të huaja.
“Tendeca vitet e fundit është se agjencitë lidhen me hotelet dhe sjellin turistët. Turistët e huaj kërkojnë standartin ndaj punojnë agjencitë me hotelet e mëdha. Franca, Gjermania, Bullgaria, vitet e fundit kemi turistët e Izraelit, të dendur janë turistët nga Greqia dhe trend të madh kanë kërkesat e agjencive kroate. I kemi disa vjeçare marrëdhëniet me agjencitë turistike, deri në fund të Nëntorit kemi rezervime”, tha Anila Kapurani, administratore biznesi.
Klarita Duni, menaxhere e një hoteli në Pazarin e Vjetër, konfirmon se këtë vit ka pasur një rritje të vizitorëve të huaj, duke shtuar se tashmë kanë nisur regjistrimet për vitin 2026.
“Kjo ka ardhur ardhur sepse i është bërë reklamë shumë e mirë vendit tonë e turizmit në Shqipëri sidomos Korçës, bashkëpunimi me agjencitë e huaja dhe vendase është rritur.
Reklama dhe review-të ndikojnë shumë dhe kemi patur agjenci të huaja që sjellin turistët e huaj. Gjithmonë e në rritje. Rezervimet kanë nisur për vitin 2026 e përtej vitit 2026″, ka thënë Klarita Duni, menaxhere biznesi.
Turistët e huaj tregojnë interes të veçantë për vizitimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike të Korçës dhe rrethinave.
LEXONI GJITHASHTU:
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën