Akademia e Forcave të Armatosura reagon për akuzat mbi pagesat e Presidentit Begaj

17 Tetor 2025 | 15:45

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar këtë të premte  lidhur me disa raportime mediatike për pagesa të dyshuara ndaj Presidentit të Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

Në një deklaratë zyrtare, institucioni mohon kategorikisht çdo akuzë dhe sqaron se bëhet fjalë për detyrime të prapambetura financiare ndaj stafit akademik të angazhuar në kërkimin shkencor në periudhën 2013 – 2018.

Sipas AFA, Presidenti Begaj, në cilësinë e mjekut ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve shkencore gjatë kësaj periudhe, duke udhëhequr tema të studimeve të doktoratës në bashkëpunim me një grup prej 15 profesorësh. Institucioni thekson se pagesat janë kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor dhe janë shpërndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë personelin e përfshirë.

“Pagesat janë realizuar gjatë viteve 2022 dhe 2024, dhe dokumentacioni financiar dhe administrativ është i plotë dhe i verifikueshëm nga çdo institucion kompetent”, thuhet në deklaratë.

Akademia e Forcave të Armatosura nënvizon se procesi ka qenë transparent dhe fton organet përgjegjëse të kryejnë çdo verifikim të nevojshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026