Probleme me listat zgjedhore në Kërçovë të RMV-së, arrestime për blerje votash
Policia maqedonase në kuadër të zgjedhjeve lokale në 80 komuna ka zbuluar një rast të blerjes së votës në qytetin e Prilepit. Nga ky rast janë vënë në pranga dy persona ndërsa janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë.
“Policët nga Stacioni Policor i Prilepit ndaluan dy persona nga Krusheva për veprën penale të “blerjes së votës dhe ndikimit mbi votimin”. Në lidhje me të njëjtin rast, në stacionin policor të Prilepit janë thirrur edhe: S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva, që qëndrojnë në Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet denoncimi i duhur ligjor”, njoftoi ministri e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Gazetarja e “Euronews Abania” në Shkup, Ferikan Iljazi Arifi, raporton se janë regjistruar edhe disa denoncime për agjitim ose ndikim gjatë votimit në disa vende, megjithatë autoritetet deri në këtë moment e kanë vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik.
Në disa vendvotime në Kërçovë, qytetarët janë përballur me probleme gjatë procesit të votimit. Disa prej tyre nuk kanë arritur të ushtrojnë të drejtën e votës për shkak se nuk janë gjetur në listat zgjedhore, edhe pse, siç thonë, me të njëjtat dokumente kanë votuar në zgjedhjet e kaluara.
Një nga votuesit që nuk ka mundur të votojë është Senad Elezi, banor i Kërçovës, i cili kishte udhëtuar posaçërisht nga Gjermania për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Kam udhëtuar nga Gjermania e largët. Fillimisht në mëngjes shkova në vendvotimet në fshatin tim atje ku banoj. Vëndova gishtin, nuk funksiononte fare ai skaneri aty. E provuan me pasaportë, letërnjoftim, nuk funksiononte fare. Më në fund e pashë se as tek lista nuk isha. Edhe tek KKZ, domethënë komisioni komunal që është në Kërçovë, u drejtova atje që të dijë se ku është problemi.
Ato atje bënë njëfarë online, e morën pasaportën time. Pas disa minutave e kthyen emailin që personi në fjalë, domethënë unë, nuk kam adresë në Republikën e Maqedonisë. Edhe pse jam votues i 2020, 2022, kam pas të drejtë me të njëjtat dokumente valide”, deklaroi ai.
Elezi thotë se në të njëjtën situatë ka parë dhjetëra qytetarë të tjerë. Sipas banorëve, autoritetet zgjedhore duhet të reagojnë menjëherë dhe të mundësojnë zgjidhje për ata që padrejtësisht janë përjashtuar nga listat zgjedhore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe