Gjirokastër, aerodromi turistiko-sportiv tërheq turistët nga Italia dhe Greqia
Aerodromi turistiko-sportiv i Gjirokastrës është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët që mbërijnë me avionë të vegjël dhe dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë. Përgjatë këtij viti të apasionuarit e avioturizmit kanë fluturuar nga Italia dhe Greqia për të vizituar Jugun e vendit. Tashmë ky aerodrom fushor është edhe qendër e organizimit të aktiviteteve për sportet e ajrit si fluturimet e lira, parashutizmi, etj.
Turisti grek shprehet se aerodromi është në një pozicion mjaft të mirë.
“Vij nga Greqia,është hera ime e parë që fluturoj me avion në drejtim të Gjirokastrës, mendoj se është diçka e bukur, ky aerodrom fushor është në një pozicion gjeografik mjaft të mirë dhe i përshtatshëm për avionët e vegjël. Mesa jam informuar edhe qyteti është tërheqës, uroj të jetë një vizitë e këndshme”, u shpreh ai.
Një tjetër turist u shpreh se ka vizituar shumë vende dhe se ky aerodrom është një mundësi e mirë për të parë Gjirokastrën.
“Më pëlqen turizmi i ajrit dhe kam vizituar shumë vende, është diçka e bukur të vizitosh me avion Gjirokastrën, shpresoj që të keni me shumë aerodrome të tilla duke ju dhënë mundësi sa më shumë turistëve të vizitojnë Shqipërinë”, tha turisti.
Zhvillimi i avioturizmit cilësohet si një mundësi e mirë për tërheqjen e vizitorëve në qytetin e gurtë. Aerodromi i Gjirokastrës ka një historik mbi një shekullor ndërkohë që rijetësimi i tij ndikon pozitivisht në nxitjen e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:05 Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
- 11:42 Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Linjat ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën e Lindjes së Mesme