Besjan Kadiu: Energjia elektrike rritet vetëm për pikat e karikimit të makinave
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu shpjegoi në një intervistë për Euronews Albania arsyet e vendimmarrjes së Entit Rregullator të Energjisë për të rregulluar tarifat që aplikohen në karikimin e makina elektrike.
Ai tregoi se çmimi i energjisë do të rritet vetëm në pikat e karikimit për klientët që kërkojnë të marrin një shërbim në një kohë shumë më të shkurtër, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmim nëse karikuesi lidhet me rrjetin e shtëpisë.
“Është një çështje që ka mbetur e patrajtuar në sektorin e energjisë, si një shërbim jo i rregulluar. Gjithçka nisi nga një vendimmarrje e Entit Rregullator me kërkesë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, FSHU, që iu drejtua Entit me qëllim rregullimin e çmimit të energjisë që shitet për karikimin e makinave elektrike.
Dua të theksoj se nuk flasim për çmimin e energjisë elektrike për përdorin familjar, as për çmimin e energjisë në tërësi, por vetëm për një shërbim të caktuar.
Vendimmarrja e Entit Rregullator referon që edhe çmimi 22 lekë tek 25,3 lekë për orët pik i energjisë për kilovat, është vetëm për ata klientë që kërkojnë që të marrin një pikë lidhjeje të re, me fuqi pikëlidhjeje 11 kilovat. Ku ndryshon kjo? Ne në shtëpitë tona jemi me një fuqi shumë më të ulët, një linjë që do të mundësojë që makinën ta karikosh për 20 minuta. Kjo është gjëja që ndryshon, nëse karikuesi do të lidhet me rrjetin e shtëpisë çmimi nuk ndryshon. Kjo duhet bërë, sepse një fuqi e madhe në rrjet e ndikon rrjetin duke krijuar disbalanca. Një makinë elektrike që thith nga rrjeti energjinë në një moment të caktuar ndikon mbi të duke ulur tensionin, duke ulur amperazhin, rrjedhimisht duke ndikuar tek të gjithë klientët e tjerë jo vetëm te pika e tij e lidhjes. Ky ka qenë shkaku kryesor pse është bërë një diferencim edhe në çmimin e energjisë. Pra, ky ndikim që vjen në rrjet ka nevojë që të menaxhohet edhe nga ana financiare”, shpjegoi zv/ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tarifat e BE-së në makinat elektrike kineze hyjnë në fuqi këtë javë
- Lufta tregtare BE-Kinë, Unioni drejt tarifave të reja për makinat elektrike
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar