“Haga u drodh”, Haradinaj zbulon marshin e motoristëve: Evropa u bashkua me ne

22 Tetor 2025 | 10:03

Nasim Haradinaj këtë të mërkurë, i ftuar në Euronews Albania, foli për eksperiencën dhe momentet nga udhëtimi me motorë në Holandë në shenjë proteste në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Sipas Haradinajt, e “gjithë Evropa” u bashkua në protestë dhe u pritën mirë nga policia vendase edhe pse nuk kishin bërë asnjë kërkesë paraprake për tubimin.

“Policia në Hagë na kanë pritur mjaft mirë, sepse ne nuk kishim bërë ndonjë kërkesë të veçantë paraprakisht. Na kanë toleruar dhe na kanë siguruar për çdo gjë.

Policia na lejoi dy herë. Në të parën shkuam në krah të vendit ku gjykohen, sepse burgu është në një vend tjetër. Më pas kemi shkuar te burgu dhe kemi bërë zhurma me motorë në mënyrë të kulturuar, jo arrogante. Haga u drodh!

E kam parë kuptimin e njerëzve, pleq, fëmijë,  të cilët dilnin dhe na përshëndetnin, e cila ishte diçka mahnitëse. Ka qenë përtej imagjinatës për të pasur dëshirë me qenë”, u shpreh Haradinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026