Koçiu: Pezullimi i monopatinave elektrike, masë për sigurinë e qytetarëve
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një tryezë diskutimi me disa nga institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, lidhur me bllokimin e lëvizjes së monopatinave elektrike.
Pas takimit, ministrja Koçiu shpjegoi në rrjete sociale se pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.
“Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkruan Koçiu.
Ajo shprehet se në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, në fokus të diskutimeve ishte hartimi i rregullave të reja që do të përcaktojnë standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit, zonat e lejuara për lëvizje si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.
- Protestë për bllokimin e monopatinave, qytetarët: I kemi mjete pune
- Protestë kundër bllokimit të monopatinave: Cenim i pronës private
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 13:20 Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht