Egnatia synon fitoren ndaj Partizanit, Edison Ndreca: Ndeshje shumë e rëndësishme
Egnatia do të përballet me Partizanin të shtunën në Arenën e Dëmat në Tiranë ndërsa kampionët në fuqi kërkojnë një rezultat pozitiv në kryeqytet, ku synojnë kreun e klasifikimit të Superligës.
Në lidhje me këtë, futbollisti Edison Ndreca foli në një intervistë për Kubin Sportiv në Euronews Albania, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes ndërsa tha se vijnë në Tiranë për të marrë tre pikët.
“Ndeshja me Partizanin është shumë e rëndësishme dhe patjetër që ne synojmë tre pikët dhe fitoren e radhës,” tha Ndreca.
Ai shtoi se largimet nga Egnatia kanë qenë me peshë, por gjithsesi të ardhurit po marrin kohën e tyre për t’u konsoliduar me grupin.
Ndreca theksoi se paraqitja e ekipit ka qenë pozitive dhe se Egnatia renditet në vendet e para të tabelës ndërsa si rivalë kryesorë për titull, Ndreca përmendi Vllazninë dhe Dinamon.
Sa i përket formës së tij në këtë sezon, futbollisti tha se e ka kaluar 100% dëmtimin dhe tani po rikthehet në formën më të mirë.
“Dëmtimi i përket të kaluarës dhe shpresoj që të mos kem më”, tha Ndreca.
Ndreca e mbylli intervistën duke u shprehur: “Ekipi për tu mundur është Egnatia.”
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit