Shtyhet seanca për Plarent Ndrecën, ish-sekretarin e Ministrisë së Brendshme
Abuzimi me tenderat për supervizimin e katër komisariateve të policisë, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, është i vetmi nga 15 të pandehurit që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Përmes avokatit të tij, ish-deputeti socialist ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme dhe, nga ana tjetër, për të kaluar çështjen në Gjykatën Penale Tiranë, pasi ka humbur statusin e subjektit të veçantë.
Në këtë të hënë, seanca gjyqësore u shty për shkaqe procedurale, ndërsa çështja ka kaluar për gjykim në themel.
Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.
Procedurat e këtij tenderi janë kryer në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…