Një jetë mbi traktorin e komunizmit, banori nga Farka: Do ta ruaj sa të kem jetën

27 Tetor 2025 | 16:58

Ky është DT-75, traktori simbol i kohës së komunizmit, një mjet pune që është përdorur për të punuar tokat bujqësore.

Edhe pse kanë kaluar dekada, Erland Kurti nga Farka e Tiranës e ruan ende me kujdes dhe nostalgji këtë traktor.

“Ky është një model DT-75 kinez, i prodhimit rreth viteve 1960-1965, dhe këtë e ka përdorur babai im gjatë gjithë jetës së vet. Ky ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ne kemi qenë 8 fëmijë dhe të 8-të fëmijët i ka rritur me këtë traktor. Dhe ky traktor ka punuar 24 orë non-stop. Unë e mbaj për relike dhe e ndez ndonjëherë për qejf. Ky është në gjendje pune, ndizet dhe ecën,” tregon Erlandi.

Për të, ky traktor ka një vlerë të veçantë dhe ruan kujtime të mëdha.

“Mos të afrohen. Do ta ruaj traktorin deri sa të kem jetën, pastaj fëmijët të bëjnë si të duan. Unë jam rritur me këtë, e di që në moshën 5 vjeç kam hipur në traktor dhe gjithë ditën kam qenë lart traktorit. Nuk ndahesha nga babi, sepse isha fëmija i vogël dhe më kishin si merak. Kam fjetur gjumë në traktor. Ka që e shesin për 5 mijë, 3 mijë, edhe 10 mijë, 20 mijë euro; kam parë që e shesin”, thotë ai.

“Kjo është leva që fut diferencialin e lopatës në punë, kjo është leva që ul dhe ngre lopatën përpara, kurse këto janë levat që duhen shtypur — kjo kthehet majtas ose djathtas. Ajo është leva e gazit, kjo është e vajit. Qyteti që ka pasur më shumë traktorë ka qenë Lushnja. Vetëm unë jam në këtë zonë që e kam ruajtur traktorin,” shton ai.

Traktori i parë i prodhimit shqiptar, tipi “DT-54”, i njohur si produkt “Made in Albania” sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe, u përurua zyrtarisht më 16 tetor 1978.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026