Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, GJKKO vendos nëse çështja kalon për gjykim
Këtë të martë, përveç dosjes “Meta”, në GJKKO do të mbahet edhe seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt, ku pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim.
Seanca parashikohet të nisë në orën 10:00, ndërsa e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, në shenjë proteste për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet se është përfshirë në disa raste korrupsioni, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Po ashtu edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa përballet me akuza për korrupsion pasiv dhe gjithashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.
Veliaj po zhvillon gjithashtu një betejë ligjore pasi u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, ndërsa Gjykata Kushtetuese pezulloi shkarkimin e tij dhe bllokoi zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve