Gjimnazi “Ali Demi” në zi pas humbjes në aksident të maturantit Leandro Shametaj

28 Tetor 2025 | 14:20

Një aksident tragjik i mori jetën 17-vjeçarit Leandro Shametaj në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një automjet e goditi teksa po shkonte nga puna në shtëpi me motor.

Mësohet se i riu ishte maturant në Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë.

Faqja zyrtare e gjimnazit ka njoftuar për këtë lajm të trishtë, i cili ka pikëlluar gjithë shokët dhe shoqet e tij, si dhe stafin pedagogjik.

Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë aksident tragjik që i preu në mes ëndrrat e maturantit, duke ndarë dhimbjen me familjarët e tij.

“I trishtë lajmi për të gjithë ne. Një aksident me pasojë vdekje preu në mes ëndrrat e një maturanti, Leandro Shametaj, nxënës i Gjimnazit ‘Ali Demi’. Ndajmë me familjen Shametaj dhe Dejvin dhimbjen e madhe për këtë humbje. Kujtimi i Leandros do të mbetet i gjallë në zemrat tona, të shokëve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit tonë shkollor. Gëzo me engjëjt, Leandro!”, shkruhet në faqen zyrtare të gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026