Vllaznia mbyll përgatitjet, Kastrati: Flamurtari ka cilësi, por marrim 3 pikët

28 Tetor 2025 | 14:45

Skuadra më në formë e kampionatit shqiptar, Vllaznia, ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e fundit të fazës së parë të Superligës Shqiptare, me objektiv të qartë marrjen e 3 pikëve.

Kundërshtari i javës së nëntë është Flamurtari, skuadër që renditet e fundit në klasifikim me vetëm 2 pikë.

Futbollisti Lirim Kastrati ishte përzgjedhur për konferencën për shtyp, ku analizoi duelin.

“Flamurtari ka cilësi dhe nuk meriton vetëm 2 pikë që kanë. Ne jemi të motivuar, jo vetëm për Flamurtarin, por për çdo ndeshje. E vlerësojmë si ekip, por synimi ynë janë 3 pikët”, tha Kastrati.

Ai foli edhe për eksperiencën e tij te Vllaznia:

“Nuk është kjo forma më e mirë, duhet të jap maksimumin në çdo ndeshje. Çdo ndeshje më ndihmon. Trajneri beson shumë te unë dhe jam i lumtur që kam ardhur te Vllaznia. Do të ketë ndeshje më të mira se ajo me Tiranën”, shtoi ai.

Vllaznia kryeson kampionatin shqiptar me 19 pikë, tre më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Egnatia, ndërsa Flamurtari ka ecurinë më negative në ligë, me vetëm 2 pikë në 8 javë të luajtura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026