Rama nga Riadi: Evropa po armatoset çdo ditë, por pa plan për paqe
Nga forumi i Future Investment Initiative në Riad këtë të martë, Kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin për drejtimin që po merr Evropa, duke theksuar se kontinentit i mungon një plan për ruajtjen e paqes, ndërkohë që vendet po nxitohen të riarmatosen.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare u ndal te rritja e investimeve për armë dhe mungesa e strategjive për dialog.
“Sinqerisht unë besoj që ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për t’u riarmatosur, për të menduar dhe për të folur e për të punuar për më shumë armë. Ndërkohë që nuk ka një plan paqeje që do të mund ta shihje, ta lexoje dhe të mendoje për të,” tha Rama.
Sipas tij, Evropa ka mbetur peng e logjikës së armatimit, ndërsa fjalë si “armëpushim” apo “paqë” janë zhdukur për vite nga fjalori i politikës.
“Një Evropë që nuk ka planin e saj të paqes, një Evropë e cila për vite me radhë e vuri në autopilotin e SHBA-ve dhe kur gjërat atje ndryshuan, nisi të rizbulonte fjalën armëpushim që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve,” u shpreh ai.
Rama tha se ndjehet i shqetësuar nga fakti që në diskursin publik evropian po normalizohen termat që lidhen me armët bërthamore.
“Jam udhëheqësi me jetëgjatë mes atyre evropianë, por nuk më takon të jap leksione. Si një evropian i palëkundur ndihem shumë i shqetësuar dhe i trazuar nga fakti që fjala ‘bërthamore’ është shndërruar në diçka normale në fjalor… Kërcënimi i përsëritur me raketat bërthamore është çmenduri,” deklaroi Rama.
Në fund, ai shtoi se këto zhvillime nuk prekin drejtpërdrejt Shqipërinë, por vendi ynë, sipas tij, është pjesë e familjes evropiane si në sukseset ashtu edhe në sfidat e saj.
“Se çfarë duhet të bëjë ose jo, nuk ka lidhje me mua dhe Shqipërinë… Në një moment kur e dreqosin, e kanë vetë barrën, ndërkohë kur kanë sukses, mund të themi që jemi dhe ne pjesë,” tha Rama.
Gjatë qëndrimit në Riad, Rama vlerësoi edhe Mbretërinë Saudite si një shembull frymëzues për vendet në zhvillim, duke përmendur “përmbysjen e shkretëtirës dhe ndërtimin e një arkitekture madhështore”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar