Vrau babain në Durrës, dëshmia e djalit: Ishim duke ngrënë dhe m’u turr

29 Tetor 2025 | 10:32

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen që u regjistrua të martën në qytetin e Durrësit ku djali vrau babin e tij 69-vjeçar. I riu, Marjan Kodheli gjatë dëshmisë së tij është shprehur se me babin kishte shpesh debate dhe se prej 6 muajsh ishte kthyer nga Greqia.

Sipas tij vrasja ka ndodhur pasi babai i tij i ka bërtitur teksa ia po hante. Ai shtoi se mori thikën dhe e goditi teksa theksoi se nuk e mban mend saktësisht se pse ndodhi ngjarja tragjike.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend saktësisht pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur u ktheva nga Greqia, rreth gjashtë muaj më parë.

Kam jetuar në Francë dhe jam me pasaportë franceze. Atje qëndrova për rreth gjashtë vjet, më pas shkova në Greqi ku punova për gjashtë muaj. Pasi u ktheva në shtëpi, isha pa punë dhe kishim shpesh debate me babanë. Sherri ndodhi gjatë drekës. Nuk e di si ndodhi… mora thikën dhe e godita”, tha 29-vjeçari.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se familjarët kanë dëshmuar se 25-vjeçari kishte shkuar në spital, rreth dy vjet më parë, për t’u vizituar. Mjekja i kishte rekomanduar një kontroll te mjeku psikiatër për të vlerësuar gjendjen mendore, por ai dhe familja nuk pranuan, duke pretenduar se nuk kishte probleme të tilla dhe se nuk kishte nevojë për trajtim.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026