Kërcënimi i prokurorëve, flet kryetarja e KLP-së: 18 prej tyre kanë kërkuar mbrojtje

30 Tetor 2025 | 14:13

Gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë këtë të enjte, Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, foli edhe për masat e sigurisë në gjykata dhe prokurori.

Ajo njoftoi se KLP dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët për të adresuar çështjet që lidhen me sigurinë dhe infrastrukturën në institucionet e drejtësisë.

“Pjesa e sigurisë apo infrastruktura në Prokurori, nga niveli i adresimit të masave varet nga KLP dhe me KLGJ duhet të hartojnë strategji për sigurinë në gjykata dhe prokurori. Mbledhja e përbashkët do të adresojë në mënyrë të dedikuar këtë çështje, do zhvillohet në dhjetor ndësa për infrastrukturën është Prokuroria e Përgjithshme institucioni që ka buxhetin dhe detyrimin për të menaxhuar infrastrukturën dhe të tjera. Në takimin e përbashkët me KLGJ do të jetë pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm për të adresuar në mënyrë të plotë këtë çështje. Në 2024, ka 11 prokurorë që kanë bërë kërkesa dhe u është miratuar kërkesa për të pasur mbrojtje të plotë dhe për familjet e tyre. Për 2025, janë 7 të tillë,” – tha Bogdani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026