“Forca lali” – Me pranga dhe i buzëqeshur, Veliaj pritet me thirrje në Kushtetuese

31 Tetor 2025 | 09:48

Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Kushtetuese.

Ish-kryebashkiaku zbriti me pranga në duar nga furgoni i policisë, i shoqëruar nga efektivët teksa ka buzëqeshur dhe ka falenderuar një nga të pranishmit me grupin e medias që i ka thirrur: forca lali.

Në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet sot seanca publike ku do të shqyrtohet ankimi Erion Veliajt ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Në seancë do të jetë i pranishëm edhe kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranë, i cili u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet që prej shkurtit të këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026