Pedagogu nga Polonia: Rusia nuk tërhiqet, nuk është e dobët aq sa duam
Pegagogu në Varshëv, Rigels Halili i ftuar në emisioni “Balkan Talks” me Franko Egro ka folur lidhur me luftën në Ukrainë. Halili u shpreh se në Poloni transportohen ndihma të shumta drejt Ukrainës. Ai thekson se ndihma e re e Pentagonit për Ukrainën e rrit presionin ndaj Rusisë.
“Unë jetoj jashtë Varshëvës, pranë dy asfalteve që e lidh Varshëvën me lindjen, me Ukrainën dhe ju siguroj që 70% e ndihmave humanitare shkojnë nëpërmjet këtij hapi. Ju siguroj qe kolona të tëra transportojnë ndihma nga Polonia drejt Ukrainës. Nga pikëpamja nga Polonia, kjo qe ofron Pentagoni ndoshta do të sjellë një presion pak të madh në Rusi por ndoshta një mbështetje më të madhe për Ukrainën”, tha ai.
Pedagogu theksoj se presidenti rus, Vladimir Putin nuk tërhiqet nga lufta por shtoi se nuk është aq e fortë sa e paraqet veten.
“Putin nuk do të tërhiqet. Rreziku i Rusisë është një rrezik permanent. Mbështetja e madhe ndaj Ukrainës, si një hap i madh për të mbështetur Ukrainën e për të mundur Rusinë. Rusia nuk është aq e fortë sa e prezanton veten por nuk është aq e dobët aq sa duam ne të jetë e dobët”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar